Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Parlamenti i Turqisë pritet të votojë sot kërkesën e qeverisë për operacione ushtarake në veri të Irakut, në përpjekje për të paralizuar aktivitetin e militantëve kurdë.
Kryeministri turk deklaroi se miratimi në parlament nuk do të thotë aksione të menjëhershme ushtarake.
Planet e Turqisë për sulme në veri të Irakut janë shoqëruar me kritika nga bashkësia ndërkombëtare.
"Veprimet e njëanshme ushtarake nuk janë rruga e adresimit të kërcënimit që paraqet partia Punëtore e Kurdistanit. I kemi këshilluar miqtë tanë në Turqi të tregojnë vetpërmbajtje dhe jemi të kënaqur që e kanë bërë një gjë të tillë deri tani", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.
Zëvendëspresidenti irakian, Tarek al Hashemi ka kërkuar nga Turqia më shumë kohë për të shpërbërë bazat e militantëve kurdë në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG