Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Parlamenti i Turqisë ka filluar të shqyrtoj sot kërkesën e qeverisë për operacione ushtarake në veri të Irakut, në përpjekje për të paralizuar aktivitetin e militantëve kurdë.
Kryeministri turk deklaroi se miratimi në parlament nuk do të thotë aksione të menjëhershme ushtarake.
Planet e Turqisë për sulme në veri të Irakut janë shoqëruar me kritika nga bashkësia ndërkombëtare.

UASHINGTON
Rezoluta që përshkruan si gjenocid masakrën ndaj armenëve nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore ka humbur mbështetjen në mesin e anëtarëve të Kongresit amerikan. Me parë ka qenë Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Ulët të Kongresit që ka miratuar rezolutën, e cila ka ngjallur reagime në Turqi.
Anëtarët e Kongresit, përfshi dhe ata demokratë, nuk po e mbështesin rezolutën, pasi sipas tyre ajo do mund të dëmtonte marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Edhe presidenti Bush ka kërkuar mos miratimin e rezolutës.
XS
SM
MD
LG