Ndërlidhjet

ANKARA


Parlamenti i Turqisë ka miratuar kërkesën e qeverisë për operacione ushtarake në veri të Irakut, në përpjekje për të paralizuar aktivitetin e militantëve kurdë.
Kryeministri turk deklaroi se miratimi në parlament nuk do të thotë aksione të menjëhershme ushtarake.
Planet e Turqisë për sulme në veri të Irakut janë shoqëruar me kritika nga bashkësia ndërkombëtare.
Duke folur në konferencën për media presidenti Bush ka thënë se aksionet ushtarake nuk do të ishin në interesë të Ankaras. "Ne i'a kemi bërë të qartë Turqisë se nuk është në interesë të saj dërgimi i trupave në brendinë e Irakut. Aktualisht Turqia ka trupat e saj të stacionuara në Irak, madje do t'i ketë edhe për një kohë të gjatë, andaj mendojmë se nuk është në interesin e saj dërgimi i më shumë trupave atje", ka thënë presidenti amerikan Bush.
XS
SM
MD
LG