Ndërlidhjet

PRISHTINË


Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbe, nga Kosova Vesna Bojiçiq, mbrëmë është rrahur dhe kërcënuar për shkak të raportimit të saj.
Zonja Bojiçiq thotë se një burrë i veshur me rroba kamuflazhi dhe këpucë ushtarake, me një maskë në fytyrë, kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj dhe e kishte rrahur.
Ajo ka thënë se do të vazhdojë të njoftojë për zhvillimet në Kosovë, pavarësisht faktit se çfarë mendojnë për këtë shqiptarët ose serbët.
Drejtori i “Zërit të Amerikës”, Danforth W. Austin, ka deklaruar se është shumë i shqetësuar për gazetaren Bojiçiq.
Duke e cilësuar atë si gazetare të besueshme dhe të saktë, zoti Austin ka thënë se është për të ardhur keq që gazetarët përballen me rreziqe të tilla.
XS
SM
MD
LG