Ndërlidhjet

PARIS


Franca ka mohuar çfarëdo lidhje ndërmjet marrëveshjes paqësore për Kosovën dhe bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Por, dështimi eventual i arritjes së marrëveshjes për pavarësi të Kosovës do t’i vështirësojë në masë këto bisedime. “Do të ishte gënjeshtër e pastër, sikur të thoshe se do të duhej të ishte më i lehtë anëtarësimi në BE, nëse problemi i Kosovës nuk do zgjidhej; do jetë shumë më vështirë”, ka deklaruar ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Couchner, pas takimit të sotëm me homologun serb, Vuk Jeremiq.
XS
SM
MD
LG