Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka sinjalizuar se një Iran me armë bërthamore mund të çojë në “Luftën e Tretë Botërore”. Duke folur në konferencën për shtyp, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha: “Nëse Irani do të disponojë armatim bërthamor, ky do të jetë një kërcënim i rrezikshëm për paqen në botë. Në Iran është lideri që ka kërcënuar se dëshiron shkatërrimin e Izraelit. Rrjedhimisht, unë u kam thënë njerëzve se nëse dëshironi shmangien e Luftës së Tretë Botërore, atëherë duhet të jeni të interesuar që ta ndalni atë nga njohuritë e domosdoshme për të bërë armë bërthamore”, ka thënë presidenti Bush.
Presidenti amerikan ka thënë se pret nga Vladimir Putin të dëgjojë për takimin e tij me presidentin e Iranit, Ahmedinejad. Ky i fundit ka thënë se Putin nuk i ka bërë atij ndonjë propozim bërthamor.
XS
SM
MD
LG