Ndërlidhjet

PRISHTINË


Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbe, nga Kosova, Vesna Bojiçiq, mbrëmë është rrahur dhe kërcënuar për shkak të raportimit të saj. Zonja Bojiçiq tha se një burrë i veshur me rroba kamuflazhi dhe këpucë ushtarake, me një maskë në fytyrë, kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj dhe e kishte rrahur. Ajo ka thënë se do të vazhdojë të njoftojë për zhvillimet në Kosovë, pavarësisht faktit se çfarë mendojnë për këtë shqiptarët ose serbët.
Në anën tjetër, zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani, ka deklaruar se policia nuk ka asnjë informacion lidhur me rrahjen e Vesna Bojiçiqit. Sidoqoftë, hetimet për rastin janë hapur, por në bazë të shkrimeve që kanë dalë në media, sepse vetë rasti nuk është raportuar në polici, tha Elshani.
XS
SM
MD
LG