Ndërlidhjet

LISBONË


Liderët e Bashkimit Evropian, kanë rënë dakord mbi traktatin për reforma në institucionet qeverisëse të bllokut 27-anëtarësh. Njoftimi u bë publik pasi liderët e BE-së, në takimin në Portugali, u dakorduan t'i bëjnë lëshime Italisë dhe Polonisë, të cilat kërkonin ndryshime në traktat. Pritet që traktati ta zëvendësojë propozim kushtetutën e BE-së, e cila u refuzua nga votuesit francezë dhe holandezë në vitin 2005. Traktati do të nënshkruhet në dhjetor, dhe nëse ratifikohet nga të gjitha 27 vendet anëtare, do të hyjë në fuqi në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG