Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi Negociator i Kosovës, i udhëhequr nga presidenti Fatmir Sejdiu, do të udhëtojë sot për në Paris, ku, të dielën, do të ketë një drekë pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner. Para nisjes për në Paris, Ekipi i Unitetit do të takohet sot edhe me Edmont Mulet, asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Pas Parisit, delegacioni kosovar do të udhëtojë për në Vjenë, ku, të hënën, do të zhvillojë raundin e ri të bisedimeve me Beogradin, me ndërmjetësimin e Treshes.
XS
SM
MD
LG