Ndërlidhjet

MITROVICË


Nuk do të ishte hap i mençur i Qeverisë së Serbisë, që të fusë masat e jashtëzakonshme në komunat e Kosovës me shumicë serbe, ka deklaruar bartësi i Listës Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq. Deklarata e Ivanoviqit pason atë të anëtarit të Ekipit Negociues të Beogradit, Goran Bogdanoviq, për nevojën e zbatimit të masave të jashtëzakonshme, me qëllim të ruajtjes së kontinuitetit të pushtetit shtetëror. Ivanoviq tutje ka thënë se ky hap do të bartte rrezik të madh në vete, sepse çdo përfshirje e infrastrukturës serbe në Kosovë, do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244.
XS
SM
MD
LG