Ndërlidhjet

PRISHTINË


Anëtaret e Ekipit Negociues të Kosovës kanë pohuar sot se Treshja ndërmjetësuese nuk po përgatit ndonjë plan për statusin e Kosovës, por një dokument ku sipas tyre, paraqiten pika të përbashkëta ndërmjet pozicioneve të palëve në bisedime. Këto pika, sipas anëtarëve të ekipit kosovar nuk prekin pakon e Ahtisarit.
Delegacioni i Kosovës, në përbërje jo të plotë është nisur sot për në Paris, ku nesër do të zhvillojë takim me ministrin e jashtëm francez Bernard Kouchner.
Te hënën Ekipi kosovar udhëton për në Vjenë për të marrë pjesë në takimin e radhës me Beogradin, që do të
zhvillohet nën ndërmjeteësimin e Treshes ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG