Ndërlidhjet

TEHERAN


Kryendërmjetësuesi iranian në bisedimet për programet bërthamore, Ali Larixhani ka dhënë dorëheqjen, njoftojnë burimet zyrtare të Teheranit.
Nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Larixhanit, derisa pasuesi i tij në postin e ndërmjetësit do jetë zëvendësministri i jashtëm.
Njoftimi erdhi tre ditë para fillimit të bisedimeve të rradhës më Bashkimin Evropian rreth programeve bërthamore të Iranit. Brukseli zyrtar bën të ditur se bisedimet do vazhdojnë sic ishte paraparë.
Vendet perëndimore besojnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, derisa Teherani këmbëngul se programet bërthamore janë të natyrës civile.
XS
SM
MD
LG