Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac tha se ushtria serbe po i ndërmerr të gjitha veprimet për të penguar provokimet e mundshme në jug të Serbisë pavarësisht skenarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Shutovac theksoi se ushtria serbe nuk do të marrë pjesë në aktivitetet në Kosovë, sepse kjo do të thotë që të vijë tek përplasja me "partnerët tanë të KFOR-it". Ai i bëri këto komente pasi me kryeministrin norvegjez Jens Stoltenberg vizituan një spital fushor, të cilin ky vend i ka dhuruar Serbisë.
Kryeministri i Norvegjisë tha se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet ashtu që askush të mos u imponojë palëve zgjidhjen.
"Duhet vetë ta gjeni zgjidhjen, askush nuk mund ta zgjidhë këtë problem për ju. Duhet vetë të kërkoni kompromisin, i cili do të jetë i pranueshëm për të dy palët", tha Stoltenberg.
XS
SM
MD
LG