Ndërlidhjet

STAMBOLL


Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl do të takohet me zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe krerët e ushtrisë, për të marrë një vendim rreth përgjigjes ndaj sulmit të fundit të rebelëve kurdë. Të paktën 9 ushtarë turq janë vrarë kur kryengritësit kurdë sulmuan një repart ushtarak afër kufirit të Turqisë me Irakun dhe Iranin. Sulmi ka ndodhur afër vendit Yuksekova në provincën Hakkari.
Vetëm pak ditë më parë, parlamenti i Turqisë e miratoi mocionin me të cilin lejoi ushtrinë që të ndërmarrë një ofenzivë në Irakun verior kundër rebelëve kurdë të partisë Punëtore të Kurdistanit, të cilët fshihen atje.
Shtetet e Bashkuara dhe Iraku kanë kundërshtuar çdo veprim të njëanshëm nga ana e Turqisë, nga droja se kjo mund të destabilizonte Irakun verior.
XS
SM
MD
LG