Ndërlidhjet

PARIS


Shqiptarët e Kosovës e kanë përjashtuar mundësinë e vazhdimit të negociatave mbi statusin e Kosovës pas 10 dhjetorit.
"Ne konsiderojmë se 10 dhjetori do ta shënojë fundin e këtij procesi negociator", tha presidenti Fatmir Sejdiu pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës Bernard Kouchner. "Konsiderojmë se kjo merr fund këtu. Për ne është shumë e rëndësishme të vazhdohet sa më shpejt të jetë e mundur", tha Sejdiu, një ditë para takimit të drejtpërdrejtë me Beogradin në Vjenë.
"Ne nuk duam të jemi peng të një shtyrje tjetër", tha Sejdiu, duke mos komentuar nëse Kosova njëanshëm do të shpallë pavarësinë po të mos ketë marrëveshje në bisedimet.
Shefi i diplomacisë franceze u bëri thirrje shqiptarëve të veprojnë në "frymën e kompromisit" në bisedimet në Vjenë, dhe shtoi se disa vende do të kundërshtojnë qëllimet për shpalljen e njëanshme të pavarësisë.
"E kam për obligim t'u tregoj se me këtë nuk është dakord gjithë bota. Këtë do ta kundërshtojnë disa vende, që nuk janë shumicë në BE, dhe kanë arsye të mendojnë se pavarësia e Kosovës do t'u sjellë probleme në shtëpi", tha Kouchner. "Franca ju bën thirrje për frymë kompromisi. Le të gjejmë pozicionin e përbashkët", tha Kouchner, për të shtuar se mes tij dhe presidentit Sejdiu ka pak dallime mbi këtë çështje.
XS
SM
MD
LG