Ndërlidhjet

ANKARA


Turqia është zotuar për aksion të fuqishëm kundër separatistëve kurdë, pasi 12 ushtarë dhe 32 rebelë kurdë u vranë në përleshjet në juglindje të vendit. Presidenti Abdullah Gyl, kryeministri Recep Tayyip Erdogan dhe udhëheqësit e lartë të ushtrisë do të takohen sot për të marrë vendim rreth përgjigjes ndaj sulmit, për të cilin Turqia fajëson Partinë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e ndaluar.
Erdogan tha se qeveria është e gatshme ta përdorë autorizimin nga parlamenti për të ndërmarrë një sulm përtej kufirit me Irakun, ku fshihen rebelët kurdë.
Sot presidenti irakian, Jalal Talabani, me përkatësi kurde, u bërë thirrje rebelëve kurdë në Turqi që të çarmatosen, por përjashtoi mundësinë që rebelët kurdë në Irak t'i dorëzohen Ankarasë.
Po sot, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ali Babacan mbërriti për vizitë të papritur në Jiddah. Pas Libanit dhe Egjiptit, Arabia Saudite është vendi i tretë që shefi i diplomacisë turke viziton pasi parlamenti dha pëlqimin për sulme përtej kufirit.
XS
SM
MD
LG