Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të jenë të gatshme për zhvillimet e mundshme në Kosovë.
"Vendet duhet të kenë plan për atë se çfarë do të ndodhë pas 10 dhjetorit", tha Gates gjatë një vizite në Ukrainë. "U bëj thirrje të gjitha vendeve që t'i mbajnë forcat e tyre në kuadër të KFOR-it, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë pas 10 dhjetorit", u tha Gates ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore në takimin në Kiev.
Gates u tha ministrave se grupi rrezikon të bëhet i parëndësishëm nëse nuk bën më tepër për të luftuar terrorizmin dhe për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë në Evropë.
Grupi u krijua në vitin 1996 me nismën e Shteteve të Bashkuara për të shtuar sigurinë në Ballkan. Gates gjithashtu shfrytëzoi takimin në Kiev për ta nënvizuar rëndësinë e ndihmës ndërkombëtare në Afganistan.
Sot Gates do të takohet me presidentin e Ukrainës Viktor Yuschenko, ndërsa pasdite udhëton në Pragë, ku me zyrtarët e Çekisë do të bisedojë për mburojën antiraketore në Evropën Lindore.
XS
SM
MD
LG