Ndërlidhjet

ZAGREB


Ambasadori amerikan në Kroaci, Robert Antony Bradke, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet heqë dorë nga përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për statusin e Kosovës, por ka shtuar se nëse nuk do të ketë marrëveshje, opcion mbetet plani i Ahtisaarit.
"Mendoj se deri më 10 dhjetor, të gjitha palët duhet të punojnë shumë për të arritur marrëveshjen, sepse nëse deri atëherë nuk e gjejmë zgjidhjen e përbashkët do të vazhdojmë me planin e Ahtisaarit", ka thënë Bradke për të përditshmen "Novi List".
Ambasadori amerikan gjithashtu i ka përgënjeshtruar pohimet në disa media kroate se stërvitja ushtarake e NATO-s në Detin Adriatik në fillim të tetorit, kishte për qëllim të paralajmërojë Serbinë rreth Kosovës.
XS
SM
MD
LG