Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Turqia po i përforcon trupat e saj afër kufirit me Irakun, pas rritjes së tensioneve që pasuan vrasjen e 17 ushtarëve turq nga rebelët kurdë. Tetë ushtarët tjerë, që konsiderohen të zhdukur, besohet të jenë rrëmbyer nga kryengritësit. Associated Press raportoi se 50 automjete ushtarake të ngarkuara me ushtarë dhe armë, sot janë nisur drejt qytetit Uludere, afër kufirit irakian. Turqia dëshiron të hakmerret duke i sulmuar bazat e rebelëve kurdë brenda Irakut.
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, por kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan tha se Uashingtoni duhet të veprojë menjëherë për t'i kontrolluar rebelët në Irak.
Erdogan ka mbajtur takime krize për të shqyrtuar përgjigjen ndaj rebelëve kurdë. Në deklaratën pas takimit, qeveria tha se është e përgatitur të paguajë çdo lloj çmimi për të mbrojtur vendin.
Sot në Stamboll, rreth 3 mijë turq dolën në rrugë për të protestuar kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit. Ata e kritikuan edhe kryeministrin Erdogan se nuk i ka goditur menjëherë bazat e rebelëve kurdë në Irak.
XS
SM
MD
LG