Ndërlidhjet

LEESBURG/VIRGINIA


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney ka deklaruar se Uashingtoni dhe vendet tjera nuk do t'i lejojnë Iranit që të shtjerë në duar armë bërthamore.
"Regjimi iranian duhet ta dijë se nëqoftëse mbetet në kursin aktual, bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t'i imponojë sanksione serioze. Shtetet e Bashkuara u bashkangjiten vendeve tjera në dërgimin e mesazhit të qartë: Ne nuk do të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore", tha Cheney në një fjalim në Leesburg të shtetit federal Virginia.
XS
SM
MD
LG