Ndërlidhjet

KIEV


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të jenë të gatshme për zhvillimet e mundshme në Kosovë.
"Vendet duhet të kenë plan për atë se çfarë do ndodhë pas 10 dhjetorit", tha Gates në Ukrainë. "U bëj thirrje të gjitha vendeve që t'i mbajnë forcat e tyre në kuadër të KFOR-it, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë pas 10 dhjetorit", tha Gates. "Ne i japim shansë 'Treshes', por jemi realistë", u tha Gates ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore në takimin në Kiev.
Gates u tha ministrave se grupi rrezikon të bëhet i parëndësishëm nëse nuk bën më tepër për të luftuar terrorizmin dhe për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë në Evropë.
Grupi u krijua në vitin 1996 me nismën e Shteteve të Bashkuara për të shtuar sigurinë në Ballkan. Gates gjithashtu e shprehu pakënaqësinë me kontributin e pamjaftueshëm të vendeve të aleancës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG