Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice e ka shfaqur shpresën se Rusia do të bashkëpunojë më ngushtë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. "Shpresojmë se Rusia do të kuptojë se mund të punojmë bashkë për një zgjidhje për Kosovën, e cila do t'i kontribuonte paqes në Evropë", tha Rice.
Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë së Rusisë që të forcojë pavarësinë e gjykatave, të shtypit dhe të parlamentit. Rice tha se reformat demokratike do ta forcojnë Rusinë dhe do t'i përmirësojnë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG