Ndërlidhjet

PRAGË


Uashingtoni mund të shohë mundësinë e shtyrjes së planit për aktivizimin e mbrojtjes raketore amerikane në Poloni dhe Ceki deri sa të gjenden prova konkrete për kërcënimin që paraqet Irani.
"Ne do vazhdojmë me negociatat, do t'i përfundojmë ato dhe do ndërtojmë qendrat e mbrojtjes raketore. Ndoshta mund të shtyjmë aktivizimin e tyre derisa të kemi prova konkrete për kërcënimet nga Irani", tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates gjatë takimit me kryeministrin cek, Mirek Topolanek.
Gates shtoi se Uashingtoni i ka propozuar Rusisë të ketë një prani të sajën në vendet ku do vendoset mbrojtja antiraketore. Moska zyrtare ka kundërshtuar planet amerikane rreth mbrojtjes raketore.
XS
SM
MD
LG