Ekipi ndërmjetësues i Iranit lidhur me programet bërthamore u takua gjatë ditës në Romë me shefin e diplomacisë evropiane, Javier Solana.
Delegacioni iranian tashmë drejtohet nga Saed Xhalili, bashkëpunëtor i afërt i presidentit Ahmadinexhad. Ardhja e Xhalilit në këtë pozicion mund të sinjalizojë ashpërsim të qëndrimit të Iranit lidhur me programet bërthamore.
Zyra e Solanës nuk ka pranuar të konfirmojë axhendën e takimit, por nënvizopi se synon të shtyjë Teheranin të fillojë negociatat zyrtare rreth programeve bërthamore.