Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia dhe Bashkimi Evropian janë në gjendje t'i përafrojnë qëndrimet e tyre për statusin e Kosovës, ka vlerësuar sot përfaqësuesi special i kryetarit rus për marrëdhënie me BE-në, Sergej Jastrzhembski, duke shtuar se nuk duhet nxituar me vendimin për statusin e Kosovës. "Ka potencial për përafrim qëndrimesh dhe mirëkuptim, se një vendim i tillë duhet të bazohet në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe se nuk duhet nxituar".
"Disa shtete të caktuara thjesht kanë frikë nga ngjarjet dramatike dhe të paparashikueshme, që mund të pasonin njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës", ka thënë Jastrzhembski, gjatë një konference për media.
XS
SM
MD
LG