Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Zyrtari i Paktit të Stabilitetit, Goran Svilanoviq, thotë se dalja apo jo e serbëve në zgjedhjet e 17 nëntorit, është e parëndësishme, sepse, siç u shpreh ai, organet kosovare e kanë tashmë legjitimitetin edhe me deklaratën e Nju Jorkut. Svilanoviq i ka deklaruar gazetës "Dnevnik", se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në Vjenë, ishin bisedime për etiketën, e cila quhet pavarësia e Kosovës. Prishtina, praktikisht, i ka të gjitha ingjerencat në duart e saj dhe i intereson vetëm se kur do të fillojë të përdoret etiketa e lartpërmendur. Në anën tjetër, Beogradi, në fakt, do të mund t'i pranojë të gjitha të tjerat, por kurrë nuk do të pajtohet që Kosova edhe formalisht të bëhet shtet i pavarur, ka përfunduar Goran Svilanoviq.
XS
SM
MD
LG