Ndërlidhjet

logo-print

NORDVIJK/HOLANDË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se aleanca do t'i mbajë trupat e saj në Kosovë për "çdo eventualitet".
"Nuk ka asnjë argument të vetëm për ta zbritur nivelin e forcave", u tha Scheffer gazetarëve në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Noordwijk të Holandës.
"Ne duam që KFOR-i të jetë i gatshëm për të gjitha eventualitetet", tha Scheffer, për të shtuar se KFOR-i është i gatshëm t'i mbrojë si shumicën, ashtu dhe pakicën.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, i kanë inkurajuar aleatët evropian, që të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan në luftë kundër kryengritësve talebanë.
XS
SM
MD
LG