Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyrtari i Paktit të Stabilitetit, Goran Svilanoviq, thotë se dalja, apo jo e serbëve në zgjedhjet e 17 nëntorit, është e parëndësishme, sepse siç u shpreh ai, organet kosovare e kanë tashmë legjitimitetin edhe me deklarataën e Nju Jorkut.
Svilanoviq, i ka deklaruar gazetës "Dnevnik", se bisedimet ndërmjetë Prishtinës dhe Beogradit, në Vjenë, ishin bisedime për etiketën, e cila quhet pavarësia e Kosovës. Prishtina, praktikisht i ka të gjitha ingjerencat në duart e saj dhe i intereson vetëm se kur do të filloj të përdoret etiketa e lartëpërmendur. Në anën tjetër, Beogradi, në fakt do të mund t'i pranoj të gjitha të tjerat, por kur nuk do të pajtohet që Kosova, edhe formalisht të bëhet shtet i pavarur, ka përfunduar Goran Svilanoviq.
XS
SM
MD
LG