Ndërlidhjet

BERLIN


Në shtypin gjerman edhe sot kanë vazhduar shkrimet, se njohja e pavarësisë së Kosovës tashmë është "punë e kryer", përkundër deklaratave të përfaqësuesve të Qeverisë, se në Gjermani ende nuk është sjellë një vendim. Duke u thirrur në zyrtarët e lartë në Bruksel, e përditshmja Die Ëelt shkruan se të paktën 25 nga 27 shtete anëtare të BE-së, janë të gatshme ta njohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
Gazeta shkruan se edhe Gjermania do t'u bashkëngjitet vendeve që duan ta njohin Kosovën, si dhe Spanja, qeveria e së cilës deri tash ka qenë kundër.
XS
SM
MD
LG