Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë futur sanksione të reja kundër Iranit, si ndëshkim për shitjen e raketave dhe ambiciet bërthamore. Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, dhe sekretari i Thesarit, Henry Paulson, kanë thënë se sanksionet kundër Ministrisë iraniane të Mbrojtjes, Gardës Revolucionare, forcave elite ‘Quads’ dhe tri bankave, vijnë si ndëshkim për mbështetjen e organizatave terroriste në Irak dhe Lindjen e Mesme, për shitjen e raketave dhe aktivitetet bërthamore. "Sanksionet nënkuptojnë që çdo qytetari të Shteteve të Bashkuara ose organizatave private u ndalohet çdo lloj transaksioni me këto persona apo njësi", ka thënë, ndër të tjera, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG