Ndërlidhjet

MOSKË


Bashkimi Evropian angazhohet për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për statusin e Kosovës, ka thënë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana.
"Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje palëve që t'i lëshojnë pozicionet e tyre fillestare, në mënyrë që në fund të arrijnë tek një zgjidhje e negociuar", ka thënë Solana për të përditshmen ruse "Kommersant". Solana ka shtuar se Bashkimi Evropian i mbështet përpjekjet e Treshes ndërmjetësuese, "e cila deri sot me sukses është përpjekur t'i nxitë palët të kërkojnë zgjidhjen".
XS
SM
MD
LG