Ndërlidhjet

logo-print

LISBONË


Zgjidhja e çështjes së Kosovës, programi bërthamor i Iranit dhe marrëveshja e re e partneritetit ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian, do të jenë ndër temat kryesore të samitit BE-Rusi, që ka filluar sot në qytetin portugez, Mafra. Presidenti rus, Vladimir Putin, takohet me liderët e BE-së, për herë të fundit, para largimit nga detyra. Mbrëmë, Putin bëri thirrje për "durim" lidhur me statusin e Kosovës, duke thënë se pavarësia e saj mund t'i trazojë parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke e inkurajuar separatizmin në Evropë dhe në ish-hapësirat sovjetike.
XS
SM
MD
LG