Ndërlidhjet

SARAJEVË


"Deklarata e Koshtunicës, më në fund, ka zbardhur të gjitha lojërat e ndyta politike të Serbisë, drejt Bosnjës dhe Hercegovinës", ka deklaruar sot kryesuesi i presidencës, Zhelko Komshiq. "Koshtunica duhet të fokusohet në punët e tij në Serbi dhe t’i mbajë sa më larg duart nga Bosnja, përndryshe do të grushtohet keq”, ka thënë Komshiq. Në anën tjetër, anëtari i presidencës, Haris Silajxhiq, ka akuzuar Koshtunicën për sulm ndaj sovranitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe tentim të destabilizimit të gjendjes së sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të maksimalizimit të pozicionit të tij në negociatat rreth statusit të Kosovës. Kryeministri i Serbisë, Koshtunica, në një deklaratë të shkruar, ka thënë dje se propozimi i Lajçakut dhe plani i Ahtisaarit kanë një qëllim të përbashkët, të deklarojnë pavarësinë e njëanshme të Kosovës dhe tretjen e entitetit serb në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG