Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Një delegacion irakian po zhvillon bisedime në Ankara me autoritete turke, në përpjekje për të shmangur një ofensivë të madhe të forcave ushtarake turke kundër rebelëve kurdë, me bazë në veri të Irakut. Vizita në Ankara vjen pas deklaratave të zyrtarëve të lartë turq, se nuk do t’i tolerojnë më sulmet e rebelëve kurdë nga territori i Irakut. Një zëdhënës i Ministrisë irakiane të Mbrojtjes ka deklaruar se bisedimet ishin konstruktive dhe se kanë prodhuar rezultate pozitive.
XS
SM
MD
LG