Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Serbia është e gatshme që të bëjë lëshime në bisedimet për statusin e Kosovës para 10 dhjetorit, i ka deklaruar agjencisë "Reuters", ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, duke mos dhënë detaje të tjera. Ai ka tërhequr vërejtjen se shpallja e njëanshme e pavarësisë do të ishte precedent i rrezikshëm për lëvizjet secesioniste në botë dhe për sigurinë e rajonit. Shefi i diplomacisë serbe ka hedhur poshtë ndërlidhjen e ardhmërisë së Serbisë me fatin e Kosovës. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi do të dëshmojnë më së miri se serbët, ardhmërinë e vet e shohin në BE dhe në NATO, e jo të drejtuar kah Rusia.
XS
SM
MD
LG