Ndërlidhjet

LISBONË


Duke folur para gazetarëve pas samitit BE-Rusi, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr paralelen në mes planit amerikan për mburojën raketore në Evropë dhe krizës kubaneze të vitit 1962. "Për ne, gjendja e krijuar është teknikisht shumë e ngjashme me atë të vitit 1962 , kur ish-Bashkimi Sovjetik pati vendosur raketat në Kubë, duke shkaktuar kështu krizën Karibiane. Për dallim nga bazat në Vietnam dhe në Kubë, të cilat u tërhoqën dhe me këtë u eliminua edhe problemi, tash është krejt ndryshe. Kërcënimi për vendin tim po krijohet në kufijtë tanë", ka thënë Putin, duke shtuar se, megjithatë, marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Bashkimit Evropian kanë ndryshuar në mënyrë fundamentale që nga koha e "Luftës së Ftohtë".
XS
SM
MD
LG