Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Sovraniteti i Kosovës duhet të përcaktohet qartë në procesin e bisedimeve për statusin e saj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë ish shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Paskal Milo. Ish ministri i Jashtëm shqiptar tha se nuk pret që të ndodhë diçka e veçantë në bisedimet deri më 10 dhjetor.
Sipas tij, "në janar fillon etapa e përpjekjeve për të realizuar njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga ana e SHBA-ve, disa vendeve kryesore evropiane, disa vendeve fqinje dhe nga vendet që kanë shfaqur simpati ndaj Kosovës". "Kjo do të fillojë nga mesi i janarit që të përfundojë deri në prill", tha Milo, duke shtuar se "institucionet e Kosovës duhet të kenë kujdes që veprimet e tyre të jenë në koordinim me disa aktorë të bashkësisë ndërkombëtare".
Paskal Milo i bëri këto komente në "Konferencën për Pajtim" që po mbahet në Beograd.
XS
SM
MD
LG