Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sovraniteti i Kosovës duhet të përcaktohet qartë në procesin e bisedimeve për statusin e saj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë ish shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Paskal Milo.
Milo tha se nuk pret të ndodhë diçka e veçantë deri më 10 dhjetor. Sipas ish ministrit të Jashtëm shqiptar, në janar fillon etapa e përpjekjeve për të realizuar njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara, nga disa vendeve kryesore evropiane, disa vende fqinje dhe nga vendet që kanë shfaqur simpati ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj. "Kjo do të fillojë nga mesi i janarit që të përfundojë deri në prill", tha Milo, duke shtuar se "institucionet e Kosovës duhet të kenë kujdes që veprimet e tyre të jenë në koordinim me disa aktorë të bashkësisë ndërkombëtare".
Paskal Milo i bëri këto komente në "Konferencën për Pajtim" që po mbahet në Beograd.
XS
SM
MD
LG