Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Formula për zgjidhjen e statusit të Kosovës është "një shtet, dy sisteme", ka deklaruar ish ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviq. Ai ka thënë se Serbia duhet t'i përqëndrojë të gjitha forcat në ruajtjen e integritetit territorial, por jo edhe të sovranitetit mbi Kosovën. "Elementet e sovranitetit janë pushteti gjyqësor, ligjvënës dhe ekzekutiv, pastaj policia dhe ushtria. Këto Serbia nuk i ka në Kosovë, prandaj nëse kërkoni të pamundurën, mund ta vini në pikëpyetje edhe të mundshmen", ka thënë Drashkoviq për televizionin "Palma Plus".
XS
SM
MD
LG