Ndërlidhjet

ANKARA


Mediat turke raportuan se trupat e mbështetura nga helikopterët, sot kanë vrarë 15 rebelë kurdë në juglindje të Turqisë. Luftimet janë zhvilluar në provincën Tunceli, e banuar kryesisht me kurdë.
Ndërkohë, kryeministri Recep Tayyip Erdogan sot bëri thirrje për unitet ndërmjet turqve dhe kurdëve në Turqi, ndërsa e ripërsëriti përcaktimin e qeverisë së tij për t'i luftuar rebelët separatistë kurdë në Irak.
Erdogan tha se përderisa njerëzit do të jenë të bashkuar, sulmet "tradhtare" terroriste kurrë nuk do ta arrijnë qëllimin. Komentet e tij u bënë një ditë para shënimit të 84-vjetorit të Republikës së Turqisë.
XS
SM
MD
LG