Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad ka thënë se e mbështet sulmin e Turqisë kundër guerilëve kurdë në veri të Irakut, por shtoi se ende parapëlqen një zgjidhje paqësore të krizës.
Këtë njoftim e bëri publik Bagdadi zyrtar pas një bisede të Ahmadinejad me kryeministrin e Irakut, Nuri Al-Maliki. Dy udhëheqësit janë pajtuar se aktivitetet terroriste të guerilëve kurdë janë duke dëmtuar interesat e Irakut, Turqisë dhe Iranit.
Turqia është duke bërë përqëndrim të forcave në kufi me Irakun, dhe kërcënohet me invadim nëqoftëse Iraku nuk do të mund të ndalë sulmet e guerilëve kurdë.
XS
SM
MD
LG