Ndërlidhjet

OHËR


“Shqipëria e ka përcaktuar qëndrimin e saj në mbështetje të planit të Ahtisaarit, si dhe ka inkurajuar bisedimet 120 ditëshe, por sigurisht se mbetemi skeptikë në përfundimin me rezultate pozitive të bisedimeve brenda këtij afati”, ka deklaruar presidenti shqiptar, Bamir Topi, pas takimit të sotëm, në Ohër, me presidentin maqedonas, Branko Cervenkovski. “Dëshiroj të shpreh bindjen time të plotë, se realizimi i planit të Ahtisaarit mbetet zgjidhja më e mirë e mundshme. Besoj se vendet e BE-së do të vendosin me simpati për t'i dhënë statusin e pavarësisë Kosovës, pasi kjo zgjidhje është mjaft e rëndësishme për stabilitetin e rajonit“, tha presidenti Topi, duke shtuar se ky do të ishte edhe momenti që do ta çlironte psikologjikisht Serbinë, që t'i kthehet sfidave të integrimit evropian. Dy presidentët, Topi dhe Cervenkovski, përveç çështjes së Kosovës, kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe, vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese për abrogimin e disa neneve të ligjit për përdorimin e flamurit shqiptar, për realizimin e marrëveshjes së Ohrit dhe për çështje të tjera.
XS
SM
MD
LG