Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow, ka lëshuar sot një deklaratë për opinion, në të cilën thuhet se “qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me statusin e Kosovës, është artikuluar shumë herë nga politikë-bërësit e nivelit të lartë, përfshirë këtu presidentin Bush dhe sekretaren e Shtetit Rice. “Ne, fuqimisht, mbështesim procesin e Treshes që është duke u zhvilluar dhe presim që në fund të këtij procesi, përcaktimi i statusit të Kosovës do të lëvizë drejt një përfundimi, sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në deklaratën e shefes së Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow.
XS
SM
MD
LG