Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Franca kanë hedhur dyshime mbi pohimet e kreut të Agjencisë së KB-së për Energji Bërthamore, Mohamed el-Baradei, sipas të cilit, nuk ka prova se Irani dëshiron të ndërtojë armë bërthamore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se përpjekjet e Iranit për pasurimin e uraniumit dhe joimportimi i uraniumit të rafinuar, i cili kushton më lirë, lënë të kuptohet se Republika Islamike synon të ndërtojë armë bërthamore. Sot, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, udhëton në Teheran, ku me presidentin Mahmud Ahmadinejad do të diskutojë programin bërthamor të Iranit dhe bashkëpunimin dypalësh.
XS
SM
MD
LG