Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i shtetit mohon të ketë ndonjë plan të ri për Kosovën. Zëdhënësi i departamentit të shtetit, Kertis Kupers, ka thënë se Uashingtoni mbetet pranë qëndrimit, se pavarësia e mbikëqyrur sipas planit të Ahtisaarit është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Reagimi vjen pas pohimeve të rrjetit ballkanik të kërkimeve BIRN, se Shtetet e Bashkuara po punojnë në hartimin e projekt-propozimit, i cili parasheh ngrirjen e statusit të Kosovës në 12 vjetët e ardhshme, ndërsa si kundërshpërblim, Kosova do të merrte ndihma financiare në shumë prej 7 miliardë dollarësh në vit.
XS
SM
MD
LG