Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Kosovës, Lubisha Zhiviq, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se serbët në Kosovë janë të kërcënuar rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme më 17 nëntor, dhe frikësimi i tyre i ngjan kohës së Millosheviqit. Zhiviq tha se janë kërcënuar kandidatë të caktuar të listës së partisë së tij, të cilët punojnë në institucionet shtetërore të Serbisë.
"Ata pohojnë se dikush u ka telefonuar nga Qendra Koordinuese për Kosovën, nga një numër i panjohur, duke u thënë që të tërhiqen nga zgjedhjet, në të kundërtën, do të mbeten pa pagesat që u vijnë nga Serbia", ka thënë Zhiviq për Radion Evropa e Lirë.
Ai ka shtuar se megjithate, partia e tij nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG