Ndërlidhjet

VJENË


Raportuesi i BE-së për Serbinë, Jelko Kacin ka vlerësuar se Serbia do të bëhet motor i përparimit në Ballkanin Perëndimor kur ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë për të përditshmen austriake "Der Standard", Kacin ka thënë se Millosheviqi ka qenë njeriu, i cili e ka përjashtuar Kosovën nga Serbia.
"Kur Sllobodan Millosheviqi e suspendoi autonominë e Kosovës, në thelb, ai e preu Kosovën nga Serbia. Ky ishte një vendim politik, me pasojat e të cilit tash duhet të përballet Serbia", ka thënë ai.
"Kosova de facto nuk është pjesë e Serbisë prej vitit 1999, dhe këtu përfundon rrëfimi", ka shtuar Kacin.
XS
SM
MD
LG