Ndërlidhjet

TOKIO


Ministri i Mbrojtjes i Japonisë sot u urdhëroi anijeve japoneze që mbështesin forcat e koalicionit në Afganistan, të kthehen në Japoni pasi qeveria nuk arriti ta zgjërojë mandatin e misionit. Japonia i ka furnizuar me karburant forcat amerikane dhe trupat tjera që operojnë në Afganistan, në bazë të një ligji që lejon pjesëmarrjen në "luftën kundër terrorit", të shpallur nga Shtetet e Bashkuara. Ligji skadon sot, dhe opozita, e cila kontrollon dhomën e epërme të parlamentit, i bllokoi përpjekjet për vazhdimin e tij.
XS
SM
MD
LG