Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Takimi i radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Treshes, do të mbahet më 5 nëntor, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme austriake.
Në kumtesën e lëshuar sot, thuhet se nuk është paraparë që pas takimit pjesëmarrësit të prononcohen për media. Para takimit të drejtpërdrejtë, Treshja do të takohet me ekipin e Beogradit, më pas me atë të Prishtinës. Në takimin e së hënës, ekipet do të përfaqësohen në nivelin më të lartë shtetëror.
XS
SM
MD
LG