Ndërlidhjet

SARAJEVË


Kryeministri i Bosnjës, Nikolla Spiriq, ka dhënë dorëheqje, në shenjë proteste, për shkak të ndryshimeve administrative, të bëra nga i dërguari i posaçëm i OKB-së në Bosnjë, Mirosllav Lajcak. "Edhe njëherë ju bëj thirrje për patriotizëm shtetëror. Ky është vendi ynë. Ne, shtet tjetër rezervë nuk kemi. Po frikësohem se Bosnja e Hercegovina do ta paguajë çmimin e pazarllëqeve në rajon. Fatkeqësisht, liderët në Bosnjë nuk janë të përkushtuar ndaj vendit të tyre, por ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e këto janë dy binarë drejtimesh të kundërta", ka deklaruar Spiriq.
XS
SM
MD
LG